Ja si të përshpejtoni të shkruarit në iPhone (VIDEO)

Një përdorues i iPhone ka ndarë me të tjerët një truk pak të njohur për të përshpejtuar të shkruarit.

Blogeri i ushqimit Krissy Bierre-Davis zbuloi se njerëzit mund të redaktojnë lehtësisht tekstet pa u brengosur për gishtat e trashë.

Gjithçka që duhet të bëni është të mbani shtypur tastin që bënë ndarjen e fjalëve dhe të lëvizni gishtin lart, poshtë, majtas ose djathtas.

Kursori ndjek çfarëdo drejtimi që merr gishti yt – pa pasur nevojë të klikosh mes shkronjave.

Truku ka qenë gjithmonë i disponueshëm në pajisjet ‘iPhone’, por pak prej përdoruesve ka qenë në dijeni.

Ndërkohë, nëse iu duhet sqarim i mëtutjeshëm, ndiqeni videon e mëposhtme.