Ja si të luftohet gripi sezonal që po kërcënon vendin

Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës Naser Ramadani, ka thënë për Ballkani.info se njëri nga faktorët mbrojtës nga gripi sezonal është vaksinimi.

“ Vaksinimi mbron vet përsonin dhe ndihmon në parandalimin e hapjes së gripit dhe efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes.Vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut” u shpreh Ramadani.

Sipas tij vaksina kundër virusit të gripit iu rekomandohet sidomos fëmijëve mbi 6 muaj personave mbi 50 vjeç , personave me rrezik më të lartë, personelit shëndetësor grave shtatëzëna, si dhe të moshuarëve.

Kreu i Insititutit rekomandon që të sëmurët të qëndrojnë larg nga të tjerët.

“Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini,lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtimi,informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj ,

Kujtojmë se gripi sezonal mori jetën e dy përsonave në Klinkën Infektive në QKUK, po që sipas mjekëve viktimat ishin të prekur edhe nga disa sëmundje të tjera kronike.