LIVE

Ja si e quajti Irani sulmin ndaj Izraelit

Në komunikimin e ushtrisë iraniane thuhet se sulmi është quajtur “Operacioni i vërtetë Premtimi”, por nuk japin shumë detaje për sulmin, përveç se kanë konfirmuar se Forcat Ajrore iraniane kanë lëshuar “dhjetëra raketa dhe dronë në caqe specifike” në Izrael.

Sulmi i Iranit me dron është një përgjigje ndaj agresionit të Izraelit kundër konsullatës iraniane në Damask, dhe kështu çështja mund të konsiderohet e mbyllur, njoftoi ambasada iraniane në OKB, transmeton Ballkani.info.

“Në rast se regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër”, thuhet në një postim në rrjetin social X.

“Është një konflikt midis Iranit dhe Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë jashtë,” përfundoi ai.

Irani është zotuar se do të hakmerret për sulmin izraelit të 1 prillit në konsullatën e tij në Damask që vrau shtatë oficerë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy komandantë të lartë. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin. /Ballkani.info/