Ja si duket Peja gjatë “orës policore” FOTO/VIDEO

Edhe në ditën e tretë të ndalimit të qarkullimit për qytetarët dhe automjetet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19, pejanët po vazhdojnë ta respektojnë këtë masë.

Lëvizjet ishin më të pakta në pjesën kryesore të qytetit, atë të çarshisë, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19 ku deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 71, ka ndërmarr një sërë masash, nder to edhe ndalimi i qarkullimit në dy orare.

Ndalimi i lëvizjes së automjeteve dhe qytetarëve është nga ora 10:00-16:00 dhe 20:00 – 06:00. /Ballkani.info/