Ja si duket tuneli i Mitrovicës pas investimit nga Ministria e Infrastrukturës (VIDEO)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj e ka publikuar një video ku tuneli i Mitrovicës sot është lëshuar në qarkullim pas rinovimit.

Postimi i plotë i Lekajt:

Një investim me vlerë rreth 380 mijë euro, tunelit në hyrje të Mitrovicës i hoqi pamjen frikësuese.

Tashmë është i lirë për qarkullim me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Falemnderit qytetarëve për mirëkuptimin karshi vonesave që erdhën si pasojë e këmbngulësisë sonë që projekti të përfundojë me të gjitha detajet e planifikuara.