Ja si duket Loredana me barkun e fryrë

Loredana fotografohet me barkun e fryrë për herë të parë në këtë shtatzëni.

Ajo po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin, reperin Mozzik.

Megjithëse shtatzënia është konfirmuar, këngëtarja nuk është shfaqur asnjëherë me barkun e rrumbullakosur, shkruan Gazeta Express.

Por, këto ditë ajo dhe Mozzik po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dhe Loredana është fotografuar derisa po hynte në veturë.

Ajo shihet se është fryrë mjaft shumë ndërsa pritet që së shpejti të sjellë në jetë fëmijën.

Pëndryshe, ajo nuk po ndalet duke punuar e duke përgatitur këngë e hite të reja, pas dy këngëve të suksesshme që ka publikuar deri tani.