Ja si duket loja e famshme e garave me makina pas 20 vitesh (VIDEO)

PlayStation ka lansuar një video të re krahasuese që tregon dallimet në përformancat grafike të lojës së famshme ‘Crash Team Racing’ nga PlayStation 1 në 4.

Qëkurse ‘Crash Team Racing: Nitro-Fueled’ u lansua vitin e kaluar, secili entuziast i lojërave është emocionuar për këtë këtë lojë.

Ne tashmë e dinim se loja do të lansohej më 21 qershor 2019 dhe do të rikthehej plotësisht nga nëntoka – por këtë javë ne e pamë lojën në krahasim me bazën origjinale.

Këto video krahasimi funksionuan shumë mirë, kjo falë ‘PlayStation Access’.

Videon në të cilën krahasohen dy lojërat mund ta ndiqni më poshtë.