Ja si do ta kemi motin sot

Sipas ‘Prishtina Weather’ nga dita e enjte parashihet të ketë më shumë diell, por edhe erë derisa temperaturat do të shënojnë rritje.

Nga dita e premte dhe shtunë, një ciklon nga Atlantiku do të kalojë nga pjesët veriore të Italisë dhe rajonit tonë.  Nën këto kushte sërish priten mundësi për reshje lokale shiu, e temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, por jo edhe nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Datat:

3.06.2020 – Mëngjesi pjesërisht i vranët, në vise të ulëta mundësi për mjegull.  Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Pasdite priten edhe rrebeshe të shkurta me shi, me mundësi edhe për bubullimë.  Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 20C, e në vise malore 4C deri 13C.  Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 3-10m/s. Indeksi UV: 6.

4.06.2020 – Më ngrohtë, kryesisht me diell e gjatë ditës edhe me erë.  Përreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.  Temperaturat në vise të ulëta 8C deri 24C, e vise malore 6C deri 17C.  Do të fryj erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, me hove edhe mbi 17m/s. Indeksi UV: 9.