Ja shenjat që tregojnë nëse jeni të varur nga seksi

Kur bëhet fjalë për klasifikim – shumë nga njerëzit nuk pajtohen se varësia seksuale është çrregullim në të vërtetë, ndërsa të tjerët thonëse varësia ndaj seksit mund të kontrollojë jetën e njerëzve.

Ndërsa disa mund të argumentojnë se nuk ekziston varësi kimike të tilla si alkooli ose heroina – të tjerët mund të argumentojnë se krijohet proces tjetër i varësisë, shkruan Daily Star.

Nga ana tjetër mund të thuhet edhe se ekziston një lloj varësie kimike, për shkak të substancave kimike të fuqishme të cilat lirohen gjatë marrëdhënieve seksuale.

Çfarë është varësia nga seksi?

Shërbimi për këshillim të marrëdhënieve seksuale e përshkruajnë varësinë seksuale si “çdo aktivitet seksual që ndihet jashtë kontrollit”.

Kjo do të thotë se varësia seksuale qëndron mbi aktivitetin seksual me një partner që përfshinë – masturbimin, shikimin e pornografisë ose marrëdhëniet seksuale me të tjerët, pa ndjenja dhe kontroll.

Cilat janë shenjat?

Është e pamundur të vërehet tërësisht nëse dikush është i varur nga akti intim, pa u këshilluar me një terapist profesional, por ekzistojnë disa shenja paralajmëruese të cilat na tregojnë se duhet të vizitohet mjeku:

– Masturbimi i rregullt

– Lidhjet e shumta

– Lidhje të shumta vetëm për një natë

– Numri i madh i partnerëve seksual

– Shikimi i vazhdueshëm i pornografisë

– Marrëdhëniet seksuale të pasigurta

– Shfrytëzimi i prostitutave

– Ekzibicionizmi

– Ndjenja e fajit dhe e turpit

– Ndjenja e mungesës së kontrollit

– Shpenzimet e mëdha të kohës në biseda ose aktivitete rreth seksit, etj.