Ja sesi të publikoni në Instagram nga një kompjuter Windows dhe Mac

Nuk përbën çudi fakti që është shumë e vështirë të ngarkosh foto foto në Instagram nga kompjuteri. Aplikacioni zyrtar në Windows 10 nuk e ofron diçka të tillë e as uebsajti.

Madje nuk ka një aplikacion Instagram për macOS.

Një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer aspak atyre që realizojnë foto me një kamër dixhitale dhe i editojnë përmes programeve në desktop.

Për fatin tonë të mirë ekzistojnë disa mënyra për të ngarkuar foto në Instagram nga kompjuteri Windows dhe Mac.

Metoda e Parë: Vivaldi
Shkarkoni Vivaldi
Shfletuesi në fjalë ofron mënyrën më të thjeshtë dhe më të shpejtë për të ngarkuar foto nga në Instagram nga kompjuterët Windows dhe Mac.

Një gjë e tillë është e mundur falë një ueb paneli i cili hap versionin mobil të uebsajtit të Instagram.

Shkarkoni dhe instaloni Vivaldi.

Krijoni një ueb panel

Navigoni në www.instagram.com dhe klikoni ikonën “Add Web Panel” në formën e një plusi në të majtë të ndërfaqes së shfletuesit. URL-ja do të vendoset automatikisht dhe e gjitha që u ngelet është të klikoni përsëri ikonën në formë plusi.

Versioni mobil i Instagram do të shfaqet dhe do të qëndrojë ashtu edhe nëse vizitoni faqe të tjera.

Ngarkoni në Instagram
Klikoni ikonën në formë plusi në fund të uebsajti dhe zgjidhni një foto nga kompjuteri Windows apo Mac. Ju mund të aplikoni filtra gjithashtu të shtoni etiketa.

Metoda e dytë
Shkarkoni BlueStacks App Player
Aplikacioni Instagram në Android është i mrekullueshëm dhe mund ta përdorni në desktop me anë të një emulatori i BlueStacks App Player.

Kështu mund të ngarkoni foto në Instagram nga kompjuteri Windows ose Mac.