Ja sesi të fshini një adresë Gmail dhe të shkarkoni të dhënat

Nëse keni krijuar një llogari në Gmail që nuk e doni më, mbase keni në plan ta fshini por ju duhen e-mail-et. Kur të fshini një adresë Gmail, ju nuk fshini llogarinë tuaj të Google.

Por nga ana tjetër do të thotë se as ju nuk dërgoni dot e-mail-e me të e as nuk mund të pranoni e-mail-e nga të tjerët. Prandaj sigurohuni përpara se të merrni vendimin për të fshirë llogarinë tuaj në Gmail.

Nëse jeni të sigurtë, atëherë mëposhtë ndiqni hapat sesi të fshini një llogari Gmail.

Ja sesi të fshini llogarinë Gmail

1. Hapni llogarinë Gmail që dëshironi të fshini

2. Klikoni mbi ikonën e profilit në cepin e djathtë lart

3. Nga menuja e llogarisë klikoni opsionin “Google Account

4. Në panelin e majtë kilikoni “Data&Personalization

5. Shkoni në fund të faqes dhe klikoni “Delete a service

6. Klikoni “Delete a service

7. Vendosni fjalëkalimin nëse ju kërkohet

8. Në këtë faqe mund të zgjidhni edhe të shkarkoni të gjitha të dhënat përpara se të fshini llogarinë duke klikuar butonin “Download Data

9. Klikoni ikonën në formë koshi

10. Vendosni një e-mail ku mund të merrni konfirmimin

11. Hapni e-mail-in që ofruat dhe klikoni linkun e dërguar brenda tij për të përfunduar procesin e fshirjes.