Ja se si një burrë vjedh ari në një dyqan në Gjilan (VIDEO)

Në një video që i kanë dërguar Gazetës Express, shihet një burrë dhe një grua që hyjnë në argjendari dhe interesohen për stoli të ndryshme.

Derisa shitësi u tregon llojet e stolive, në video shihet, si burri merr diçka në dyqan dhe e fut në xhepin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan të argjendarisë në Gjilan, më saktësisht afër Gjimnazit “Zenel Hajdini”.

Personat që kanë kontaktuar Expressin dhe që thonë se dyqani është i tyre, kanë pamjet me fytyrat e personave që kanë vjedhur në argjendari. Për këtë, sipas tyre, është e njoftuar edhe Policia.