Ja sa vota mori Agim Veliu në zgjedhjet e 14 shkurtit

Avdullah Hoti si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kandidat për kryeministër, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj janë 5 më të votuarit në partinë e Isa Mustafës.

Ndonëse ishte figura kryesore në përplasjen me VV-në, Agim Veliu, nuk ka arritur të jetë në mesin e 5 kandidatëve më të votuar në listën e LDK-së.

Nga lista e publikuar në media, shihet se ministri në detyrë i Ministrisë së Brendshme, është renditur i shtati për nga votat.

Veliu ka marrë 11,529 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kujtojmë që në rezultatet e siguruara, nuk janë të procesuara votat e diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.