Pesë kandidatë janë në garë për kryeministër të Kosovës.
Vjosa Osmani nga LDK, Kadri Veseli nga PDK, Albin Kurti nga LVV, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD dhe Fatmir Limaj nga koalicioni NISMA-AKR-PD
Por, sa vjeç janë këta kandidatë për kryeministër? Në disa vende të botës mosha e caktuar është kriter për të qenë në krye të ekzekutivit. Por, në Kosovë kjo nuk vlen për postin e kryeministrit.
Kadri Veseli është më i vjetri nga kandidatët për kryeministër. Ai ka lindur me 21 Maj 1966 dhe ka 53 vjet. Dy vjet më i ri është Ramush Haradinja, i lindur me 3 korrik 1968 dhe ka 51 vjet. Fatmir Limaj ka mbushur 48 vjet me 4 shkurt. Albin Kurti është 44 vjeçar i lindur me 24 mars 1975. E kandidatja e LDK-së është më e re në moshë, ka 37 vjet e lindur me 17 Maj 1982.
Zgjedhjet në Kosovë mbahen me 6 tetor. /Ballkani.info/







