Ja sa persona morën vaksinën anti-COVID në Kosovë

Deri të martën e 20 prillit, në Kosovë janë vaksinuar 19 mijë e 77 persona me vaksinën kundër koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas listës së publikuar nga kjo ministri, Prishtina prin si komunë me 4302 persona të vaksinuar. Pas saj vjen Gjakova me 1582 e Ferizaj me 1397.

Deri sot në Kosovë janë vaksinuar të moshuarit mbi 80-vjeç, ata mbi 75-vjeç por me sëmundje kronike dhe stafi shëndetësor.

Kosova është furnizuar vetëm me 24 mijë vaksina të kompanisë “AstraZeneca” nëpërmjet programit COVAX.