Ja sa para pritet që të arrijnë vetëm këtë vit nga diaspora

Javën e fundit, pati numër të madh bashkëatdhetarësh të cilët kanë hyrë në Kosovë, të njëjtit erdhën në vendlindje për t’i kaluar festat e funditit.

E, përmes një postimi të bërë në FB, Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se nga diaspora nuk përfiton vetëm familja e ngushtë por e tërë shoqëria shkruan ballkani.info

Sipas tij, këtë vitit pritet që të arrijë mbi 1 miliard euro nga mërgata. /Ballkani.info/

Ky është postimi i tij:

Prej diaspores nuk përfitojnë vetëm familja e ngushtë, por e tërë shoqëria.

Vetëm këtë vit pritet që të arrijnë mbi 1 miliardë euro nga diaspora. Sipas një studimi të UNDP, 70% e remitencave shpenzohet në konsum, arsim e shëndetësi.

Prej kësaj shume, së paku 128 milionë euro shkojnë direkt bë buxhet të shtetit si tatime. Sa për krahasim, Pakoja Emergjente Fiskale si reagim ndaj pandemisë ka qenë 190 milionë euro. Prej kësaj pakoje kanë përfituar kategoritë sociale, janë pagu qeratë e bizneseve, janë pagu pagat e punëtorëve e kompensimet për të papunët. Nga kjo pako kanë përfitu edhe ato mediume që nxisin urrejtje kundër 700 mijë pjesëtarëve të diasporës.

Pra, indirekt diaspora financon edhe ata që nxisin urrejtja ndaj saj. Kjo nuk do të thotë që diaspora ka të drejtë tash me shpërnda grushte. Por, për mos me ndodhë kjo, duhet prokuroria të reagoj kur dikush i tejkalon limitet e fjalës së lirë dhe nxitë urrejtje.