Pagat

Ja sa paguhen Albin Kurti dhe këshilltarët e tij

Zyra e Kryeministrit ka treguar se sa paguhen kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij.

Sipas të dhënave të ZKM’së, Kurti merr pagë mujore në vlerë 1 mijë e 500 euro.

Rreth 200 euro më pak se Kurti merr Shefi i Stafit dhe këshilltari i lartë politik, Luan Dalipi. Paga e tij është 1 mijë e 321 euro.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu merr 600 euro. Po këtë pagë e marrin edhe nëntë këshilltarët e tij, përveç Erzen Vraniqit, i cili nuk merr pagë.