Ja sa mijëra euro i kushtoi buxhetit të Kosovës një votë e Albin Kurtit sot në Tiranë

Adil Behramaj, ish këshilltar i ish presidentit, Hashim Thaçi ka bërë një përllogaritje të shpenzimeve që sot bëri kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti me rastin e votimit në Tiranë për zgjedhjet parlamentare atje.

“Qe shpenzimet e Kurtit nga taksat tona për një votë të tij për Boiken Abazin. 5 xhipa nga 100 euro karburant, 500 euro. Së paku 10 policë të mbrojtjes së afërt nga 35 euro mëditje, 350 euro. Kurti dhe ekipi i tij, po ashtu, së paku 10 veta nga 35 euro mëditje, 350 euro. Ndërsa, një drekë për të gjithë këta shkon deri në 2 mijë euro! Si përfundim, me këtë buxhet do të bliheshin së paku 250 vaksina për qytetarët e Kosovës ose nëse vlerësojmë me politikën sociale të Kurtit, mund të bliheshin rreth 8 mijë bukë!”, ka shkruar Behramaj.

Sipas kësaj llogarie, i bie që Kurti nga paratë e taksapaguesve të Kosovës ka shpenzuar 3200 euro në total. /Ballkani.info/