Ja sa kohë i duhet autoriteteve për nxjerrjen e trupit të Kobe Bryant

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant, bashkë me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë, humbën jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin drejt një ndeshjeje basketbolli të dielën.

Një ditë nga tragjedia që e tronditi botën ku humbi jetën legjenda e basketbollit amerikan Kobe Braynt , autoritetet në Los Anxhelos thonë se terreni në Calabasas, ku u rrëzua helikopteri, është shumë i vështirë, prandaj nxjerrja e trupave të viktimave do të kërkoi disa ditë kohë. 

Daryl Osby, shefi i zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit, ka thënë se është shumë e vështirë të shkohet në zonën e rrëzimit të helikopterit dhe se zjarrfikësve u është dashur të arrijnë atje në këmbë. Sipas tij, mbetjet e helikopterit janë shpërndarë gjithandej nëpër terren.