Ja sa kilogram fara shfrytëzoi gjakovari për portretin e Presidentit Trump

Alkent Pozhegu është një artist nga Gjakova i cili po synon të thyej sërish rekordin për punimin e portreteve me drithëra dhe fara në librin e rekordeve “Guinness”, përmes punimit të një portreti të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Për nismën e tij kanë shkruar edhe mediat e mëdha botërore.

Ai krijoi portretin me drithëra në një sipërfaqe prej 650 metrash katrorë, që pritet të jetë rekordi i tretë për Alkentin.

Në një prononcim për Ballkani.info ai ka treguar sasinë e drithërave që ka shfrytëzuar për portretin e Presidentit Trump.

“Për punimin e portretit janë shfrytëzuar tre mijë e 500 kilogram grurë, misër dhe fara luledielli.”
Për blerjen e kësaj sasie, ai tha se nuk është financuar nga askush.

“Vet i kam ble, nuk më ka ndihmuaskush as me furnizim e as me para.”

Kujtojmë se artisti nga Gjakova ka punuar portrete edhe të futbollerëve dhe të figurave të njohur, në mesin e të cilëve edhe portretin e Rita Orës, për të cilin harxhoi 2 ton drithëra dhe në vitin 2017 theu rekordin “Guinness”./Ballkani.info/