Ja sa ka pasur të hyra në buxhetin e Kosovës për katër vite nga lojërat e fatit

Kazinotë apo lojërat e fatit, kohëve të fundit u bënë sebep për vdekjen e dy personave.

Pak më herët një person u vra në një kazino në Suharekë dhe një tjetër më vonë u vra në Lipjan, përcjellë Ballkani.info

Këto ngjarje të kobshme ngjallën shumë reagime si partiake ashtu edhe shoqërore.

Ndërkaq në Kuvendin e Kosovës 74 deputetë votuan rezolutën që u propozuar nga Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, për çështjen e lojërave të fatit.

Përmes kësaj rezolute Qeveria obligohet që të nis procedurat për ndalimin e veprimtarisë të të gjitha lojërave të fatit dhe që Qeveria brenda 30 ditësh të sjell në Kuvend ligjin për lojërat e fatit me ndryshimet e bëra që kazinotë të pezullohen për 10 vjetët e ardhshëm.

Por gjatë punës së paligjshme të tyre Kazinotë-lojërat e fatit, i dhanë buxhet vendit goxha të madh.
Nga disa të dhëna që ka siguruar Ballkani.info del se vetëm nga viti 2014-të deri në Qershor të viti 2018-të janë fituar mbi 54 milion euro.

Ballkani.info ju sjellë grafikën të siguruar nga Administrata Tatimore e Kosovës, se si kanë rrjedhur të hyrat e taksës së akcizës nga lojëra e fatit.

Administrata Tatimore të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka asnjë kazino të regjistruar dhe se nuk ka pasur asnjë kërkesë për regjistrimin e bizneseve të tilla. /Ballkani.info