Ja sa gjatë do të prisni për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare

Shumica e vendkalimeve kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim pavarësisht fluksit të madh të bashkatdhetarëve.

Sipas të dhënave të fundit që janë publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kolona janë krijuar vetëm në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonat në hyrje të kësaj pike arrijnë deri në 600 metra.

Qytetarët mund të konfirmohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU.

Ndryshe, me rregullat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, bashkatdhetarët që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të kenë testin negativ për koronavirus.

Theksojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 309 raste të reja me koronavirus.