Ja sa është shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për katedralen Notre Dame

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e rradhës së saj.

Ndër të tjera, pritet ndarja e mjeteve për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Burime të Ballkani.info brenda Qeverisë së Kosovës, kanë thënë jo zyrtarisht se shuma e ndarë është 20.000 euro.

Ndërkohë, ky veprim i tillë ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Kundër këtij vendimi të Haradinajt ka dalur edhe bashkëkryesuesi i Ekipit Dialogues, Shpend Ahmeti.

E përveq Qeverisë së Kosovës edhe ajo e Shqipërisë ka ndarë mjete për rindërtimin e Katedrales në Francë.

Qeveria shqiptare ka ndarë hiç më pak se 100 mijë euro. /Ballkani.info