Ja sa është numri i përgjithshëm i persona të infektuar me koronavirus në Evropë

Më shumë se 20 000 persona janë prekur në Europë nga koronavirusi i ri të shifrave zyrtare.

Në detaje, Italia ka regjistruar 12,462 raste, 2 313 prej të cilëve të kontaminuar 24 orët e fundit dhe 827 të vdekur në total.

Spanja 2 128 raste dhe 47 të vdekur, Franca 1 784 raste dhe 33 të vdekur, Gjermania 1 567 raste dhe tre të vdekur dhe Zvicra 642 raste dhe katër të vdekur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se epidemia e krijuar nga COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se 110 000 njerëz në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit, mund të konsiderohet një “pandemi”.

“Ne vlerësojmë se COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.