kandidati i PDK-së

Ja pse Uran Ismaili meriton ta udhëheqë Prishtinën

Fushata e tij po vlerësohet si ma kreativja dhe më e mira që është realizuar ndonjëherë në Kosovë.

Programi i tij ka në qendër qytetarët, përmirësimin e jetesës dhe të ardhmen e qytetit.

Uran Ismaili, përtej prishmërive, sot është pozicionuar si kandidati i cili tashmë e ka të garantuar raundin e dytë të garave.

Prishtina e gjelbër, digjitale dhe destinacion tani nuk janë më vetëm fjalë fushate por plane konkrete për të cilat janë paracaktuar afate kohore.

E nisi herët, duke bujtur nëpër lagje e fshatrat të qytetit e kudo që ishte la edhe një punë mbrapa.

Sot, ai ka shkuar edhe një hap më tej dhe po nënshkruan zotime konkrete në çdo lagje të qytetit, për punët që do ti përfundojë qysh në dy vitet e para si Kryetar.

“Nuk do të ankohemi për të kaluarën, por do të bëhemi bashkë dhe të konkurrojmë për të ardhmen.” – është fjalia e famshme e tij e cila po i bashkon nën një vizion të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallime partiake.

Ismaili tashmë ka shpalosur edhe disa prej projekteve të tij më ambicioze për qytetin.

Krijimi i Parkut Qendror prej 8 hektarësh në qendër të qytetit, krijimi i rripit të gjelbër për këmbësorë dhe çiklista nga rrethi me flamur në Gërmi, transporti publik falas, Tulla HUB – qendra digjitale multifunksionale, 100 km shtigje për biçikleta, Prishtina e pastër, parking për çdo familje, sallë koncertale, teatër të ri të qytetit e shumë projekte të tjera tashmë Ismaili i ka prezantuar që do të realizohen brenda mandatit të tij.

Reformat e tij në Ministrinë e Shëndetësisë po shihen si dëshmia kryesore se edhe këto projekte do të realizohen brenda afateve të paracaktuara.

Material zgjedhor nga fushata – i sponsorizuar