Ja pse u bastisë Bashkësia Islame në Shtime, flet zyrtari i saj

Sekretari në Bashkësinë Islame në Shtime Burim Rexhaj tha për Ballkani.info se policia ndaj tyre ka kërkuar dokumentacionin përkatës në lidhje me hyrje daljet financiare të këtij institucioni fetar.

“Realisht neve nuk na kanë bastisur, por kanë kërkuar nga ne dokumentacionet financiare” pohoi Rexhaj.

Ai shtoi se Bashkësia Islame në Shtime është e gatshme të bashkëpunoje me policinë në lidhje me çdo dyshim që ata kanë pranë Bashkësisë Islame në Shtime.
/Ballkani.info/