Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, në debatin e hapur rreth efektit të masave ndaj prodhimeve serbe e boshnjake të cilin qeveria e Kosovës e mori tri ditë më parë duke e ngritur taksën doganore në 100%.

Në reagimin e tij, Mustafa ia kujtoi ministrit Lekaj momentin kur ky i fundit, si deputet i Kuvendit, e kishte gjuajtur me vezë në Kuvendin Mustafën që mbante postin e kryeministrit.

“Pali, sot Ministër i Infrastrukturës, akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit. Kur bëhesh ministër, se ke gjuajtur me vezë, edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët. Problemi nuk qëndron se çfarë mendoj unë për vendimin e qeverisë tënde, por çfarë mendon ti për atë vendim!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndoshta lexuesit nuk e kanë pas krejtësisht të qartë se për çfarë e ka pasur fjalën Mustafa kur ia ka përmendur gjuajtjen me vezë Lekajt.

Në vitin 2015, derisa Lekaj ishte deputet i opozitës e Mustafa kryeministër, Lekaj dhe të tjerët e kishin gjuajtur me veze kryeministrin, shkruan Ballkani.info.

Por ajo që ishte qesharake aso kohe, ka të bëjë me faktin se Lekaj e kishte gjuajtur vezën, por ishte përpjekur që ta fsheh dorën.

Shikojeni këtë moment qesharak.