Ja pse është kaq e nevojshme Autostrada e Dukagjinit. Kundërshtuesit po e trajtojnë Dukagjinin si ‘Metohi’

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se Kosovës i duhet Autostrada e Dukagjinit.

“Po Autostradës së Dukagjinit. Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë.
Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit! Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka. Nuk trajtohet kjo pjesë e Kosovës, si me qenë Metohi! Kundërshtuesit e këtij projekti e kan gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë. Po Autostradës!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e tij në Facebook.

Autostrada e Dukagjinit do të lidhte komplet këtë pjesë nga Istogu e deri në Prizren, shkruan Ballkani.info.

Kjo trase do të nisej nga Istogu, pastaj në Pejë, Deçan, Gjakovë, Rahovec e do të lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Llogaritet se kjo autostradë do t’i kushtojë Kosovës rreth 1 miliard euro.

Deri më tash ka pasur disa kundërshtime për ndërtimin e kësaj autostradë, mirëpo ky projekt është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e të gjithë Kosovës, jo vetëm të Dukagjinit. /Ballkani.info/

loading…