Këngëtarja

Ja pse Engjellusha shkoi sot në Shkup

Ajo viteve të fundit ka filluar të jetë më aktive në muzikë.

Por, siç duket, Engjellusha Salihu nuk po u beson shumë producentëve kosovarë sa i përket realizimit të këngëve të reja, shkruan Ballkani.info.

Kjo se, në imazhin e fundit që e ka hedhur në Instastory, këngëtarja tregoi se ka udhëtuar drejt Shkupit për këngën e re e cila shfaqet në një studio muzikore.

Duke mos zbuluar detaje tjera, Engji la të kuptohet se kënga do vij shumë shpejt./Ballkani.info/