Shkumbin Demaliaj është një nga figurat që mishëron rrugëtimin e Kosovës nga lufta për liri deri te shtetndërtimi. Si luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai dha kontribut të drejtpërdrejtë në betejën për çlirimin e vendit, ndërsa më vonë, si deputet i Kuvendit të Kosovës, u bë pjesë e momentit historik të shpalljes së pavarësisë, duke qenë ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
I rritur në një familje që i dha shumë atdheut, Shkumbin Demaliaj mban me krenari edhe barrën e nderit si vëlla i një Dëshmori të Kombit, duke e shndërruar sakrificën familjare në motiv për shërbim publik dhe angazhim kombëtar.

Me përvojën e fituar në luftë, në politikë dhe në institucionet e vendit, Demaliaj vazhdon të mbetet një zë i përkushtuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, forcimin e shtetit dhe avancimin e interesave të qytetarëve të Kosovës.
Në zgjedhjet e së dielës, ai garon për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 47, duke kërkuar besimin e qytetarëve për të vazhduar angazhimin e tij në shërbim të Kosovës, me të njëjtin përkushtim që e ka karakterizuar në çdo etapë të jetës së tij.







