Ja përse duhet t’i keni bizelet pjesë të dietës ushqimore?

Ka disa ushqime që duhet të përfshihen në dietën e dikujt për të siguruar ushqim optimal. Pjesë shumë e rëndësishme e saj, sipas ekspertëve janë edhe bizelet.

Ato janë burim i madh i proteinave dhe jo vetëm që ndihmojnë në ngritjen e imunitetit, por përmbajnë  gjithashtu edhe vitaminat A, B, C, E, K, së bashku me zinkun, kaliumin, vitaminat dhe fibrat.

“Bizelet janë ato perlat e të ushqyerit që shpesh hidheshin në shumicën e ushqimeve indiane për të pasuruar pamjen e çdo gatimi,” tha entuziastja e fitnesit Bhagyashree, si pjesë e serisë së saj “TuesdayTip” në Instagram, duke shtuar se ato janë gjithashtu të shkëlqyeshme për tretjen , sytë dhe imunitetin.

Një burim i pasur i fibrave, bizelet janë shumë të mira për shëndetin e tretjes, sepse ushqejnë bakteret e zorrëve. Meqenëse shumica e fibrave janë të tretshme, ato ndihmojnë në zbutjen e kapsllëkut. Ato konsiderohen të mira për shëndetin metabolik pasi shoqërohen me një rrezik të reduktuar të krijimit të diabetit të tipit 2 dhe obeziteti, raporton Indianexpress.

Bizelet ndalojnë rritjen e sheqerit në gjak, mund të ndikojnë në kujtesë dhe energji. Ato gjithashtu njihen si ushqim me indeks të ulët glicemik, duke siguruar kështu që nuk ka rritje të niveleve të sheqerit në gjak pas konsumimit.