Ja përfitimet shëndetësore që mund të kemi nga konsumimi i birrës

Birra mund të kenë po aq përfitime shëndetësore sa verërat, sipas një studimi.

Ekspertët kanë vlerësuar më parë verën si një mbrojtës të mirë të zemrës, sepse parandalon mpiksjen e gjakut dhe është e pasur me antioksidantë që ‘pastrojnë’ kimikatet e dëmshme.

Por një studim i 19,000 të rriturve tregoi se ata që konsumonin birrën, gëzonin më shumë shëndet se të tjerët.

Katër nga dhjetë persona definuan shëndetin e tyre si të rregullt, të dobët ose shumë të dobët. Në të kundërt, vetëm një në katër prej atyre që pinin alkool – birrë dhe verë – cilësonin shëndetin e tyre si të dobët.

Studimi, i botuar në revistën “Journal of Epidemiology and Health Community”, nuk tregoi asnjë ndryshim midis konsumit të verës dhe atyre që pinin birrë.

Dr Fernando Rodriguez-Artalejo, i cili udhëhoqi studimin, tha se “konsumatorët e çdo sasie alkooli treguan një frekuencë më të ulët të shëndetit të dobët sesa abstenuesit ndaj alkoolit”.

Studimet e mëparshme kanë treguar se birra është e pasur me vitaminë B6, e cila parandalon rritjen e një kimikati të dëmshëm në trup – homocistein – i njohur për shkaktimin e sëmundjeve të zemrës.