Ja për çfarë ka nevojë Lori Hoxha para se të shfaqet në një program televiziv

Trashëgimtarja e Top Medias mbajti fjalën duke iu përgjigjur kërkesës së Luana Vjollcës që të jetë mysafire në episodin e parë të sezonit të ri të “Shiko kush luan”.

Pas xhirimeve ditën e djeshme, Lori ka zbuluar sot pjesë nga prapaskenat ku një detaj ka rënë në sy.

Teksa bëhej gati për të nisur xhirimet, në dhomën e grimit të Topit, Hoxha shihet me një gotë alkool.

Duket se ky është çelësi i sekretit që të jetë më e lirshme në një format si “Shiko kush luan” ku një gjë e tillë është primare!

Për një natyrë introverte si Lori, ky pa dyshim është opsioni më i mirë.