Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka dalë sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara, shkruan ballkani.info
Ish-kryeaparlamentari Kadri Veseli ngarkohet me akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Sipas aktakuzës pjesëtarë të UÇK-së, gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.
Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.









