Në ora 11.00 gjatë ditës së sotme Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie lidhur me zgjatjen e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë – Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ndërkaq në ora 11.30 Jcoders Academy dhe IOM me financimin e Ambasadës së Britanisë lansojnë projektin “Tech Heros”. (Hotel “Amazona”, Babimoc)
Në 12:00 Klubi i basketbollit “Z Mobile Prishtina” do të mbajë konferencë për medie në lidhje me kualifikimin historik në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup (Zyrat e klubit, Pallati i Rinisë, Prishtinë)
Vetëvendosje në ora 12.00 shfaq filmin dokumentar “10 Shkurti”, në përvjetorin e vrasjes së aktivistëve të saj, Mon Balaj e Arben Xheladini. (Kino ABC, Prishtinë)
Alternativa në Gjakovë në ora 13.00 mban debat me qytetarë. Merr pjesë dhe kryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila. (Shkolla “Kelmend Rizvanolli”, Gjakovë)







