Ka shkuar në 11 mijë e 545 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Nga 449 mostra të marra, 129 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke e çuar në 11 mijë e 545 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se Prishtina sërish është komuna më e prekur dhe vetëm brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 45 raste të reja.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë Kosovë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet në njoftim.







