Ja nga cilat komunat janë dy të prekurit e fundit me koronavirus

Janë konfirmuar edhe dy raste të reja të prekur me COVID-19.

Gjithsej numri i të infektuarve me koronavirus tashmë shënon 108 persona.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike  u tha se nga testimi i 24 pacientëve të dyshimtë në Klinikën Infektive, dy prej tyre rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë vendit, raporton Indeksonline.

Nga IKSHPK u porositën të gjithë qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna, në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.