Ja kush fshihet pas sulmit kibernetik ndaj politikanëve gjermanë?

Një student fshihet pas sulmit kibernetik ndaj politikanëve Gjermanë.

Ai u arrestua ndërsa policia ushtroi kontroll në një banesë të Dielën. Hetuesit gjetën një kompjuter që i dyshuari e kishte hequr nga përdorimi dy ditë përpara kontrollit.

Një student pranoi fajësinë e një prej sulmeve më të mëdha kibernetike në Gjermani i cili shokoi mbarë skenën politike vendase.

Policia nuk dha emrin e 20 vjeçarit i cili nuk është një ekspert kompjuterik. Përveç kësaj ai arriti të aksesonte të dhënat personale të 1,000 personave përfshirë Kancelaren Merkel, politikanë dhe gazetarë.

Ai u arrestua ndërsa policia ushtroi kontroll në një banesë të Dielën. Hetuesit gjetën një kompjuter që i dyshuari e kishte hequr nga përdorimi dy ditë përpara kontrollit.

Djaloshi është liruar dhe po bashkëpunon me hetuesit. Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se kishte vepruar i vetëm në vjedhjen dhe publikimin e të dhënave.

Kur u bë publik hakimi dyshimet ranë mbi hakerët Rusë edhe pse Kremlini vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë.

Dhjetëra politikanë me përjashtim të atyre që i përkisnin ekstremit të djathtë AfD u prekën nga sulmi.

Ditën e Enjte televizioni ARD raportoi se hakerët kanë publikuar të dhënat personale të qindra politikanëve Gjermanë nga partitë kryesore në vend.