Ja kush është trajnerja shqiptare, që kujdeset për linjat e trupit të Kim Kardashianit

Prapa linjave joshëse dhe të tonifikuara të yllit televiziv me famë ndërkombëtare, Kim Kardashian, po qëndron një shqiptare.

Trajnerja e fitnesit, Senada Greca, është me prejardhje nga Elbasani e cila prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Seneda ka publikuar disa fotografi ku shihet përkrah yllit 41 vjeç duke thënë se është një nderë për të që të trajnohet me Kimin.

Greca më parë ka punuar edhe me emra të njohur si: Eva Longoria, Alex Rodriguez dhe Bebe Rexha.