Ja kush është regjisorja e projektit të veçantë të Dafina Zeqirit (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri të titulluar ‘La Reina’.

Dafina është e njohur për stilin unik që e ka mbajtur në skenën artistike tash e sa vite, shkruan Ballkani.info.

Çfarë ka rënë në sy në projektin e fundit të këngëtares, kanë qenë skenat e gjirimit, të cilat janë komentuar pozitivisht nga publiku.

E për të gjitha skenat e veçanta, si duket ‘fajtore’ është regjisorja Dina Morina.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dina ka shpërndarë edhe disa pamje që janë kapur mbrapa kamerave gjatë xhirimit të spotit të Dafina Zeqirit. /Ballkani.info