Mbrëmë rreth orës 23:00, në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër vetura dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Indeks ka mësuar se si pasojë e aksidentit, ka vdekur Mentor Krasniqi, i lindur në vitin 1976.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha  njësitet kompetente të  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit”, ka bërë të ditur policia.

Ata kanë thënë se viktima  kishte arritur pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kujdestar.

“Me  urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa  i dyshuari arrestohet dhe me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 Orë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.