Ja kush është gruaja më e bukur e vitit, sipas revistës “People”

Jennifer Garner është gruaja më e bukur e vitit 2019 sipas revistës “People”, e cila i ka dedikuar kopertinën në një edicion të veçantë.

“Nuk e konsideroj veten tërheqëse”, ka thënë aktorja 47 vjeçare dhe nënë e 3 fëmijëve me Ben Affleck. “People” e ka motivuar kështu zgjedhjen e vet:

90th Academy Awards (Oscars) held at the Dolby Theater – Arrivals
Featuring: Jennifer Garner
Where: Los Angeles, California, United States
When: 04 Mar 2018
Credit: Adriana M. Barraza/WENN.com

“Garner ka ditur të balancojë karrierën e saj, familjen dhe impenjimet sociale…”

Përsa i përket titullit “më e bukura e vitit 2019” vetë aktorja shprehet:”Nuk e kam konsideruara kurrë veten një vajzë të bukur dhe bukuria e aspekti fizik nuk kanë qenë kurrë prioritet i rëndësishëm në jetën time. Kam nisur të ndihem më tërheqëse kur po rritesha.”

Ylli i “Mrekulli nga qielli” ka pranuar se “nuk ka gjë më të bukur se të rris fëmijët e mi”.

Nëse në tapetet e kuq shfaqet glamour dhe super seksi, kur është në shtëpi, fëmijët e saj duan ta shohin nën petkun e nënës, që do të thotë, me tuta, flokë të kapur dhe atlete.

E në fakt, është paraqitja me të cilën aktorja ndihet shumë rehat dhe është fotografuar shumë herë. Gjithnjë dhe sidoqë të jetë…shumë e bukur edhe kështu.