Ja kush është futbollisti shqiptar që ra nga ballkoni i banesës (Emri)

Portieri i dytë i skuadrës së Partizanit të Tiranës, Aldo Teqja ka rënë nga kati i gjashtë i shtëpisë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe ka përfunduar në spital në gjendje të rënë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Klubi njofton se pjesëtari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranës nën mbikëqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit”, shkruhej në njoftim.

loading…