Ja kur telefoni me palosje i Apple do të debutojë

Në sjelljen tipike të Apple, gjigandi Amerikan nuk është ngutur për të prezantuar një telefon me ekran me palosje dhe nuk është aq shumë i shqetësuar për të të ruajtur ritmin e Samsung, Motorola apo prodhuesve të tjerë.

Përkundrazi analistët thonë se Apple është duke rafinuar teknologjinë për një debutim në 2021. Samsung mund të jetë në edicionin e tretë të Galaxy Fold kur pajisja e Apple të mbërrijë dhe deri atëherë do të kemi një ide të mirë nëse kjo teknologji është e ardhmja.

Shumë teknologji kanë provuar se Apple është e gatshme ti adoptojë kohë pasi rivalët Android e kanë bërë. Një arsye ka qenë sepse teknologjive të reja u duhet kohë deri në maturimin e tyre.

Por çfarë Apple mund të përmirësojë? Çmimi, qëndrueshmëria, riparimi dhe nevoja. Tre telefonët me palosje që aktualisht janë të disponueshme janë Samsung Galaxy Fold, Huawei Mate X dhe Motorola Razr. Pajisjet Huawei dhe Samsung kushtojnë afro 2,000 dollarë ndërsa e Motorola 1,500 dollarë.

Kur Apple të hyjë në treg prodhuesit duhet të kenë ulur çmimet e tyre. Nga ana tjetër prodhuesi i iPhone nuk njihet për produkte me çmime të përballueshme.