Ja kur pritet të vijnë mostrat pozitive të dërguara në Gjermani

Të hënën sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë dërguar disa mostra pozitive me SARS COV-2 në Gjermani dhe pritet të kthehen në vend pas Vitit të Ri.

“Të hënën janë dërguar disa mostra pozitive të SARS COV-2 në Gjermani dhe ato pritet të kthehen pas Vitit te Ri”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Klankosova.tv.

Ndërkaq për nëntë rastet që janë detektuar si pozitive me variantin Omicron, janë detektuar në IKShPK, pra në Kosovë.