PW

Ja kur pritet përmirësimi i motit në Kosovë?

Të enjten më ftohtë me shi dhe bubullima. Nga fundjava përmirësim i motit me temperatura në rritje.

Javën e ardhshme edhe mbi 30C.19.05.2021 – Kalimi i një sistemi frontal sonte mbi vend sjell mot më të ftohtë e me shi ditën e enjte, që gjatë ditës do të shoqërohen edhe me bubullima.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe të premten në mëngjes, e deri të premten në mbrëmje vransirat pritet të shpërndahen.

Nga fundjava parashihet përmirësim i motit e temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme edhe mbi vlera mesatare, madje nga java e ardhshme edhe mbi 30C, kjo sipas parashikimeve të fundit.

Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira.Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, e në fundjavë në kushte të motit më të kthjellët, edhe në shumë të larta, e në këto raste preferohet ekpozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

20.05 – Më ftohtë. Herët në mëngjes me reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vransira dhe me rrebeshe shiu dhe bubullima. Reshje shiu vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje.

21.05 – Herët në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vransira dhe intervale me diell, por pa të reshura.22.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.

23.05 – Kryesisht me diell e shumë ngrohtë.24.05 – Nxehtë, kryesisht me diell. Herë herë me vransira kalimtare.Temperaturat e ajrit të enjten pësojnë rënie, e nga fundjava me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin deri në 6C të shtunën, e më pas deri të hënën rriten në 10C, ndërsa maksimalet nesër zbresin deri në 16C, por nga fundjava në rritje deri në 27C, e të hënën edhe deri në 30C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-13m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 5-12m/s.Shtypja atmosferike pasi pëson rënie të enjten, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera mesatare.