Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka bërë me dije se sot do të nis mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mobesimit ndaj qeverisë Kurti.

“Besoj se sot do të nis mbledhja e nënshkrimeve”, ka thënë Veliu për RTK.

Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, e ka inicuar LDK-ja pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Në lidhje me mbështetjen ose jo të këtij mocioni, sot do të deklarohen edhe partitë opozitare.