Ja kur duhet të pini ujë dhe cilat janë efektet në organizëm

Kemi dëgjuar dhe lexuar shpesh se uji është përbërës shumë i rëndësishmë për funksionimin normal të organizmit të njeriut. Sidoqoftë, pirja e ujit ka efekte të ndryshme në periudha të caktuara gjatë ditës.

Pirja e ujit menjëherë pas zgjimit nga gjumi ndihmon në aktivizimin e organeve të brendshme të organizmit, ndërsa nëse pini ujë 30 minuta para se të hani ushqim, do të keni tretje më të mirë.

Kur pini ujë para pastrimit të trupit me ujë të nxehtë, kjo do ta ndihmojë organizmin që ta luftojë shtypjen e lartë të gjakut. Përndryshe, nëse pini ujë para gjumit, do ta zvogëloni rrezikun nga sulmi në zemër, shkruan “Demic”.