Ja kur do lansohet kënga e re e Ava Max
Po vjen me projekt të ri.
Madje, Ava Max e ka treguar edhe datën e lansimit të këtij projekti.
Këngëtarja këtë e bëri të ditur në Instagram, ku i kishte mundësuar fansave të saj opsionin pyetje/përgjigje.
Në pyetjet e ndryshme që kishte pranuar këngëtarja, njëra nga to ishte kur do lansohet kënga e re e juaj, dhe ajo njoftoi se më datë 12 mars do të publikohet kënga.
Por nuk dha ndonjë detaj shtesë duke mos treguar as për videoklip e as për titullin e këngës.