Ja ku ka rënë më shumti borë në Kosovë (cm)

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:

Prishtinë – 11 cm;
Pejë – 16 cm;
Podujevë – 34 cm;
Mitrovicë – 13 cm;
Ferizaj – 24 cm.
Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm.